12.18.2014

10 makinat më të shtrenjta në botë

Blerja e një makinë është një proces i thjeshtë. Ju shkoni në një sallon makinash, gjeni një që ju pëlqen dhe diskutoni mbi detajet teknike, çmimin, garancinë etj. Por, makinat e kësaj liste, janë pak më ndryshe. Le të supozojmë se ju pëlqen një LaFerrari (kujt nuk i pëlqen?). Edhe në qoftë se ndodh që keni mënjanë 1,130,000 USD, mos u mërzitni kur të kontaktoni me një shitës të Ferrarit. Nëse Ferrari mendon se ju e meritoni një nga 499 kryeveprat e saj, do t’ju telefonojë për t’ju ofruar privilegjin e një kryevepre të tillë për ju.
Kjo është ajo që i përcakton këto makina si një ëndërr dhe e bën këtë listë të dhjetë makinave më të shtrenjta në botë pak të veçantë.
Ndoshta ne nuk do të shohim kurrë një nga këto makina në rrugë, por kjo është e vërtetë edhe për të famshmen Mona Lisa. Njerëzit udhëtojnë kilometra të tëra nga e gjithë bota për ta parë. Këto makina janë më shumë sesa copa të çmendura të inxhinierisë, të afta për t’u zhvendosur nga 0-100 km/h më shpejt se rrufeja; në të vërtetë, ato janë thesare kulturore.

10. McLaren P1 – 1.1 milionë USD

makina speciale 10
Shihni renditjen e plotë >>

Makina e re e agjentit 007 James Bond

3 Njihuni me Aston Martin DB10. Ajo u shfaq në mediat botërore, në ceremoninë zyrtare të prezantimit të filmit të ri të James Bond 007, Spektri, i cili pritet ta ketë premierën më 6 Nëntor 2015.
Timoni i DB10 do të jetë në duart e Daniel Craig në serinë e 24 të filmit me agjentin Bond, vitin e ardhshëm, duke vazhduar përkatësinë me makinën Aston.

2
Ne na intereson një rritje e aksioneve tona, por s’është nevoja të thuhet se DB10 ngjall oreksin tonë. Kjo makinë është përshkruar nga Aston Martin si “një model i zhvilluar posaçërisht për filmin” dhe do të jetë e kufizuar në 10 makina, tre prej të cilave janë ndërtuar deri tani.

Lexoni më tepër >>

Pse britanikët i pëlqejnë kaq shumë targat e personalizuara?

2

Vitin e kaluar Agjencia për Licensimin e Automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar fitoi rreth 67 milion Paund (84 milion Euro) nga shitja e targave të personalizuara. Po pse britanikët i blejnë ato?
Duka dhe dukesha e Kembrixhit për martesën e tyre kishin një makinë me targë JU5T WED (të sapomartuar). Por targat nuk i blejnë vetëm personat e pasur dhe të famshëm. Edhe pse gjatë rënies të fundit ekonomike, ky është një biznes i madh. Targat e personalizuara janë përdorur rregullisht në filma dhe seri televizive duke sugjeruar se karakteri është mburravec, ose egoist që i dëshpëruar kërkon vëmendje. Në 1964 në filmin e Bond, Goldfinger, kishte targën AU 1 në Rolls Royce Phantom III Sedanca de Ville të viti 1937.
1
Lexoni më tepër >>

11.03.2014

Rreziku nga produktet false

Falsifikimi është një krim në legjislacionin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve me ekonomi të mbështetur në modelin e tregut të lirë dhe të ndershëm, duke përfshirë prodhimin ose shpërndarjen e mallrave në emër të dikujt tjetër pa lejen e tyre. Produktet e falsifikuara prodhohen në përgjithësi me komponentët më të ulët të cilësisë, në përpjekje për të shitur një imitim të lirë të mallrave të ngjashme të prodhuara nga markat që konsumatorët njohin dhe besojnë.
Falsifikimi është kthyer në një biznes të madh.
Në vitin fiskal 2013, vetëm në doganat e SHBA u konfiskuan mallra të falsifikuara me vlerë prej më shumë se 1,7 Miliardë USD.
false
Në shkallë botërore, trafikimi i produkteve të falsifikuara është shumë më i madh dhe në rritje. Kjo rritje është nxitur pjesërisht nga kërkesa konsumatore, por çmimi i lirë vjen me një kosto të lartë për veten dhe të tjerët...

Lexoni më tepër >>

10.25.2014

Bankat që ofrojnë kreditë më të mira

Në përgjithësi të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri japin kredi për individë dhe biznese që duan të investojnë në blerjen e makinave apo pasurive të patundshme. Ne kemi zgjedhur disa nga bankat kryesore dhe I kemi krahasuar në një tabelë përmbledhëse për shumën e kredisë që ofrojnë, normat minimale të interesit, Afatin e shlyerjes së kredisë, Pjesëmarrjen e bankës në investim, si dhe komisionet e administrimit.
Automjetet për shumë individë apo kompani janë një domosdoshmëri, duke ofruar lehtësi në lëvizje dhe sukses në biznes, si për arsye familjare ashtu edhe për transport mallrash. Ndoshta nuk keni pse prisni aq gjatë sa kursimet tuaja të grumbullohen aq sa për të blerë një makinë. Ju mund të provoni kënaqësinë që ju ofron një udhëtim i rehatshëm dhe i shpejtë, duke blerë një makinë të re, me kushtet më të përshtatshme, tek një nga koncensionarët e preferuar të makinave. Shumë banka ju ofrojnë një paketë speciale për shërbimin e financimit të makinave. Kreditë iu ofrohen si individëve ashtu edhe shoqërive që duan të blejnë një makinë për nevojat e tyre.
kredi makine

Lexoni më tepër >>

Moody’s: Ekonomia shqiptare stabël, kujdes borxhin!

Moody’s paralajmëron se në vitin 2015 Shqipëria do të ketë një borxh publik mbi 73 %. Agjensia e vlerësimit ekonomik botëror analizoi performancën e ekonomisë në Shqipëri nëpërmjet një raporti më 21 tetor 2014.
Moody’s e vlerëson të qëndrueshme ekonominë shqiptare në nivelin B1, ndërkohë që thekson se masat e marra nga qeveria janë domethënëse. Moody’s, vlerëson mjaft pozitive luftën kundër korrupsionit, por thekson se përafrimi i performancës ekonomike me atë të BE-së është ende larg.

Lexoni me teper >>

10.21.2014

Bëhu partner me 100oferta.com!

Nëse menaxhoni një faqe interneti, ju mund të bëheni partner me 100oferta.com, duke shkëmbyer baner.
Ne inkurajojmë faqet shqiptare të internetit, edhe nëse trafiku i tyre është më i vogël se ai i 100oferta.com, sidomos projektet interesante nga të rinj dhe të apasionuar në fushën e IT.
Tek 100oferta.com ju mund të reklamoni faqen tuaj nëpërmjet një baneri (format JPG, PNG) në pozicionet e treguara në figurë.
hapesirat e reklamave
Ne do të marrim në shqyrtim kërkesën tuaj dhe do t’ju propozojmë një marrëveshje në varësi të cilësisë së faqes suaj, pozicionit dhe afatit të kërkuar.
Në shkëmbim, ju mund të përdorni këto banera me kodet përkatës:
  1. Baner me permasa 468 x 60 px horizontal (si Reklama A)
100oferta 468x60
HTML code:
<!– Baner 100oferta 468 x 60 px –>
<a href=”http://100oferta.com” target=”_blank”>
<img src=”http://100oferta.com/wp-content/uploads/2014/10/100oferta-468×60.png” border=”0″ alt=”100oferta” width=”468″ height=”60″></a><br>

Lexoni më tepër >>

10.20.2014

Rritet shitja e makinave në BE, kryeson VW Group

Tregu i makinave në BE është rritur fuqishëm në shtator. Në vendet e BE-së dhe EFTA-s, rreth 1.270.000 automjete janë regjistruar vitin e fundit, me një rritje prej 6.1 për qind më shumë se një vit më parë, deklaron ACEA.
Vendet me shitjet e konsiderueshme të makinave mbeten Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.
regjistrimi i makinave te reja
Në Angli, tregu u rrit me 5.6 për qind. Në Gjermani, shitjet u rritën 5.2 për qind, edhe pse nën mesataren. Më pak shitjet u rritën në Itali me vetëm 3.3 për qind, ndërsa rritjen më të dukshme e kishte Spanja me 26.2 për qind, ndjekur nga Franca me 6.3 për qind.

Lexoni më tepër >

10.07.2014

A është iPhone 6 si Nexus Google 4?

Një analizë rreth iPhone 6 tregon se në këto nivele ka qenë Android 2 vjet më parë. A është e vërtetë?
Apple pretendon se ka dizajn të ri, etj etj, por kritikuesit e Apple thonë se nuk ka asgjë të re, krahasuar me Google Nexus 4 në vitin 2012.
Po pse nuk kishte sukses Nexus 4? E pra, Google nuk ishte i mirë në marketing. Për më tepër, Nexus 4 vuajti edhe sespse nuk ishte një iPhone. Arsyeja pse përdoruesit e Apple vazhdimisht kanë blerë iPhone është në lehtësinë e përdorimit, thjeshtësisë, dizajn të bukur dhe shërbimin e klientit në dyqan që ofron vetëm Apple.

Lexoni më tepër >>

#INSTAT: 3 mujori i dytë, rënie -0,61%


 

Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (VSHB), ndikuan që ekonomia në 3-mujorin e dytë të pësojë rënien prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i INSTAT-it Gjergji Filipi deklaroi para mediave se “kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”. 
Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega “Tregti, Hotele dhe Restorante” me +0,94 pikë përqind.

 

8.25.2014

iPhone 6, prezantohet në shtator

Konferenca e 9 shtatorit nga Apple shihet si dita që më në fund iPhone 6 do të zbulohet, por data për shitjen e tij mund të shtyhet javët e ardhshme.
iPhone i ardhshëm do të jetë në dy variante: me ekran 4.7-inch dhe versionin phablet me një ekran 5.5-inç. Por ky i fundit nuk do të jetë nëpër vitrina edhe disa muaj më pas. Smartphone i ri i Apple, që po pritet me kaq shumë kureshtje do të vijë në dhjetor 2014 dhe vonesa justifikohet për shkak të çështjeve komplekse të prodhimit.

Lexoni më tepër >>>

8.18.2014

Ulen çmimet e apartamenteve në Shqipëri

Transaksionet për #shitje banese, #rivlerësim #pasuri të paluajtshme, apo #kredi për #strehim sipas programit të Entit të Banesave, tashmë do të kenë si bazë vlerësimi tabelat e reja, sipas udhëzimit të #qeverisë, publikuar në Fletoren Zyrtare më 15 gusht, i cili përfshin vlerat mesatare të shitjes së #apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për 70 #komuna e #bashki në të gjithë vendin.


Tirana

Sipas udhëzimi të Këshillit të Ministrave më të shtrenjta mbeten pjesa e #ish-Bllokut dhe #qendra e Tiranës, me vlerë prej 190.000 Lekë/m² (1360 Euro/m²), duke pësuar një rënie të lehtë nga 191.000 Lekë/m², që ishte një vit më parë. Po ashtu vihet re ulje e çmimit edhe për zona të tjera të njohura në kryeqytet, si Bulevardit Zogu i I. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me #çmime deri në 60.000 Lekë/m² (430 Euro/m²). Udhëzimi i qeverisë përfshin vlerat mesatare edhe për 70 bashki dhe komuna, ç’ka shërben për të orientuar #shitësit apo #blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale.



Pavarësisht uljes së lehtë që kanë pësuar çmimet e apartamenteve, sipas Global Property Guide, #Shqipëria duket se është pothuaj në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, ndërsa janë 2 herë më të ulëta se Greqia, Serbia, apo Kroacia. Nëse na lejohet të bëjmë një krahasim, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të banesave krahasuar me vendet #bregdetare, edhe pse të dhënat e statistikave #shqiptare ende nuk merren për bazë, si të dhëna zyrtare nga GPG.
Lexoni të plotë >>

7.15.2014

Bledi e shiti makinën! Po Albani?

Bledi me Albanin jane miq prej kohësh. Të dy menduan të shisnin makinat që kishin dhe të blinin nga një tjetër, për të shijuar pushimet ndryshe këtë verë.
Bledi kishte një #makinë Opel Astra, me motorr 2.0 naftë të viti 2003, ndërsa Albani kishte (dhe e ka akoma) një Peugeot 206 HDi me #motorr 1.4 nafte të vitit 2002.
Bledi e shiti makinën e tij dhe po kërkon të blerë një tjetër me vit #prodhimi 2007 – 2008 tek #100oferta.com, madje ka gjetur disa #oferta të mira dhe është shumë pranë marrëveshjes me një nga shitësit. Ndërsa Albani nuk e ka #shitur ende makinën e tij. Pse?

Bledi e postoi ofertën e tij tek #100oferta.com, ku shumë persona dhe #biznese publikojnë #falas #njoftimet dhe #ofertat e tyre.
Fillimisht ai fotografoi makinën në disa pozicione nga jashtë, brenda, motorrin dhe gomat, që i kishte pothuajse të reja. Tek #100oferta.com ai mund të vendoste deri në 10 foto. Pasi e fotografoi, ai u regjistrua për pak sekonda nga smartphone i tij dhe menjëherë postoi ofertën me një tekst të thjeshtë që përshkruante makinën, plotësoi karakteristikat e saj në mënyrë që #blerësit ta gjenin nëpërmjet tyre më thjesht dhe ngarkoi 10 foto.
Për pak minuta oferta u miratua për #publikim dhe u shfaq në faqen kryesore tek #100oferta.com, me më shumë se 7000 vizita në ditë. Në të njëjtën kohë oferta (linku i saj) u përhap automatikisht në gjithë rrjetet sociale, ku #100oferta.com ka më shumë se 50000 fansa dhe ndjekës aktivë. Vetëm ditën e parë oferta e Bledit për të shitur makinën e tij u lexua 450 herë, kishte më shumë se 10 “like” në Facebook dhe 3 “share”, pra mundësia që të jetë lexuar mijëra herë në rrjetet sociale ishte reale. Por ajo që është më e rëndësishmja, besojeni apo jo, Bledi mori ditën e parë më shumë se 10 telefonata për ofertën e tij.
#Telefonatat dhe interesimi vazhduan për disa ditë me rradhë dhe 4 prej tyre donin që ta shihnin nga afër makinën. Vetëm pas një jave Bledi ra dakord me një prej personave të #interesuar dhe ishte i gatshëm që ai të provonte makinën. Pas disa negociatave të thjeshta Bledi i dha dorën blerësit bashkë me çelësat e makinës, ndërsa futi në xhep 2300 Euro (200 Euro më pak se çmimi i diskutueshëm që kishte vendosur në ofertë). Me ato para, plus ca të tjera, Bledi ju drejtua përsëri 100oferta.com, ku kërkon të blejë përsëri një Opel të viti 2007-2008, ose një Mercedes Benz të viti 2004-2005.
Çfarë ndodhi me Albanin? Në fakt, edhe Albani ka një smartphone, hyn në Internet, ka dhe një llogari Facebook. Albani zgjodhi një mënyrë tjetër për të shitur makinën, por që si duket nuk po i ec aq shumë. Ai shkoi tek një fotokopje, aty në lagje, printoi një format A4, me një shkrim në formë harku “Shitet” dhe shtoi edhe 2 numrat e telefonit. Sipas Albanit në lagjen e tij kishte më shumë se 5000 banorë që do ta shihnin njoftimin e tij, plus që edhe kur shkonte në plazh të dielën, me gjithë ata njerëz do kishte shanse të mëdha. Pastaj iu tha gjithë kushërinjve dhe të njohurve që do shiste makinën. E vërteta është se edhe sikur 1000 persona të kenë marrë vesh që Albani shet makinën, asnjë prej tyre nuk mund të marrë më tepër informacion, apo të ruajë numrin e telefonit kur është duke bërë diçka tjetër, p.sh. duke ngarë makinën.

Rezultati: Për një muaj u interesua vetëm një nga komshinjtë, që kërkoi t’ia blejë makinën me një çmim shumë të ulët: 1500 Euro nga 2300 që donte ta shiste Albani. Pasi e mërziti për disa ditë rresht, e la fare atë mundësi. Tani po mendon ta postojë dhe ai ofertëne tij tek #100oferta.com, por problemi është se Bledi do fillojë me ato të tijat “të thashë mor burrë, nxirre te 100oferta.com”…

blog nga 100oferta.com

 

2.11.2014

Ulen treguesit ekonomikë për vitin 2013


ekonomia shqiptare 
Ekonomia shqiptare në tremujorin e tretë të vitit 2013 sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto ra me 2,26 % krahasuar me të njëjtin tremujor për 2012 dhe 2 % me tremujorin paraardhës.Sipas INSTAT, duke krahasuar të dhënat për këtë periudhë, vërehet se vetëm aktiviteti bujqësor u rrit me 2,9% në tremujorin e tretë 2013, ndaj të njëjtit tremujor të 2012-tës. Rënie prej 4,6% pësoi grupi i industrive, ku ndikim kryesor negativ për këtë rënie e dha industria përpunuese, me rreth 7 %.




rritja ekonomike

1.22.2014

47% e vendeve të punës do të automatizohen deri në 2034

robot Pothuajse gjysma e të gjithë vendeve të punës do të jenë të automatizuara nga kompjuterat brenda dy dekadave të ardhshme dhe “asnjë qeveri nuk është e përgatitur” për cunamin e ndryshimeve shoqërore që do të pasojë, sipas The Economist.
Analiza e vitit 2014 për ndikimin e teknologjisë shpalos një pamje me ngjyra të zymta të së ardhmes. Në shkrimin e The Economist thuhet, se ndërsa risia (“eliksiri i progresit”) gjithmonë ka rezultuar në humbjen e vendeve të punës, zakonisht ekonomitë kanë qenë në gjendje të zhvillojnë role të reja për për të kompensuar punëtorët, ashtu si në revolucionin industrial të shekullit XIX, ose revolucioni i prodhimeve ushqimore në shekullin XX.
Por ritmi i ndryshimit këtë herë duket të jetë i ndryshëm dhe rezultati është një pasiguri e madhe për të dy ekonomitë: ato të zhvilluara dhe ato në zhvillim, për faktin e thjeshtë, se ku do të punojë “brezi i humbur”.

Lexoni më tepër >>

1.18.2014

Website apo faqe Facebook?

Ekzistojnë rreth 45 milionë faqe Facebook, ndërsa Google dhe Bing indeksojnë rreth 15 miliardë website (dhjetor 2013). Ndërkohë që vihet re një ulje e numrit të website-ve (nga 45 miliardë në fillim të vitit 2013) dhe një rritje e faqeve Facebook (me rreth 5 milionë faqe më shumë se viti 2012).
Internet concept 


Cilat janë shifrat për Shqipërinë?

Janë rreth 20000 faqe shqiptare Facebook (biznese, persona të famshëm, aktivitete, hobi, etj), kurse website shqiptare të indeksuara nga Google janë rreth 7500. Tendenca globale, ku duket se faqet e Facebook janë shumë më të përdorura se website-t nga bizneset dhe përdoruesit, është më e fortë për hapësirën shqiptare online.
Faqja e Facebook që renditet në vendin e 1000 në Shqipëri ka rreth 8000 fansa, ndërsa websitet që renditen pas vendit të 200-të në Shqipëri, kanë më pak se 30 vizitorë në ditë (bëhet fjalë vetëm për faqet shqiptare). Për më tepër më shumë se 70% e websiteve shqiptare (rreth 5000) nuk kanë asnjë vizitor në ditë, duke akumuluar një shpenzim prej af[rsisht 1 milionë USD në vit.

Lexoni të plotë >>

1.07.2014

Si t’i mbijetosh një krize financiare


kriza financiare 

Imagjinoni sikur të humbni punën, apo biznesin tuaj. Ndoshta keni një familje për të ushqyer, ndoshta jeni duke u kujdesur për prindërit e sëmurë, ndoshta keni marrë një kredi para disa vitesh…
Keni kursyer diçka, por ato mund të shpenzohen brenda pak muajsh. Për t’i mbijetuar një krize financiare, duhen ndërmarrë veprime të veçanta, që mund të ndihmojnë për të rregulluar situatën para se ajo të marrë për keq. Kushdo mund ta bëjë këtë pa kërkuar ndihmë tek të tjerët, apo institucionet shtetërore për përkrahje sociale. Ja 15 masa që duhen marrë në konsideratë gjatë një krize financiare:

 Lexoni 15 masat >>