Transaksionet për #shitje banese, #rivlerësim #pasuri të paluajtshme,
apo #kredi për #strehim sipas programit të Entit të Banesave, tashmë do të
kenë si bazë vlerësimi tabelat e reja, sipas udhëzimit të #qeverisë,
publikuar në Fletoren Zyrtare më 15 gusht, i cili përfshin vlerat
mesatare të shitjes së #apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për
70 #komuna e #bashki në të gjithë vendin.
Pavarësisht uljes së lehtë që kanë pësuar çmimet e apartamenteve, sipas Global Property Guide, #Shqipëria duket se është pothuaj në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, ndërsa janë 2 herë më të ulëta se Greqia, Serbia, apo Kroacia. Nëse na lejohet të bëjmë një krahasim, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të banesave krahasuar me vendet #bregdetare, edhe pse të dhënat e statistikave #shqiptare ende nuk merren për bazë, si të dhëna zyrtare nga GPG.
Lexoni të plotë >>
Tirana
Sipas udhëzimi të Këshillit të Ministrave më të shtrenjta mbeten pjesa e #ish-Bllokut dhe #qendra e Tiranës, me vlerë prej 190.000 Lekë/m² (1360 Euro/m²), duke pësuar një rënie të lehtë nga 191.000 Lekë/m², që ishte një vit më parë. Po ashtu vihet re ulje e çmimit edhe për zona të tjera të njohura në kryeqytet, si Bulevardit Zogu i I. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me #çmime deri në 60.000 Lekë/m² (430 Euro/m²). Udhëzimi i qeverisë përfshin vlerat mesatare edhe për 70 bashki dhe komuna, ç’ka shërben për të orientuar #shitësit apo #blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale.Pavarësisht uljes së lehtë që kanë pësuar çmimet e apartamenteve, sipas Global Property Guide, #Shqipëria duket se është pothuaj në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, ndërsa janë 2 herë më të ulëta se Greqia, Serbia, apo Kroacia. Nëse na lejohet të bëjmë një krahasim, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të banesave krahasuar me vendet #bregdetare, edhe pse të dhënat e statistikave #shqiptare ende nuk merren për bazë, si të dhëna zyrtare nga GPG.
Lexoni të plotë >>
No comments:
Post a Comment