10.25.2014

Bankat që ofrojnë kreditë më të mira

Në përgjithësi të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri japin kredi për individë dhe biznese që duan të investojnë në blerjen e makinave apo pasurive të patundshme. Ne kemi zgjedhur disa nga bankat kryesore dhe I kemi krahasuar në një tabelë përmbledhëse për shumën e kredisë që ofrojnë, normat minimale të interesit, Afatin e shlyerjes së kredisë, Pjesëmarrjen e bankës në investim, si dhe komisionet e administrimit.
Automjetet për shumë individë apo kompani janë një domosdoshmëri, duke ofruar lehtësi në lëvizje dhe sukses në biznes, si për arsye familjare ashtu edhe për transport mallrash. Ndoshta nuk keni pse prisni aq gjatë sa kursimet tuaja të grumbullohen aq sa për të blerë një makinë. Ju mund të provoni kënaqësinë që ju ofron një udhëtim i rehatshëm dhe i shpejtë, duke blerë një makinë të re, me kushtet më të përshtatshme, tek një nga koncensionarët e preferuar të makinave. Shumë banka ju ofrojnë një paketë speciale për shërbimin e financimit të makinave. Kreditë iu ofrohen si individëve ashtu edhe shoqërive që duan të blejnë një makinë për nevojat e tyre.
kredi makine

Lexoni më tepër >>

No comments:

Post a Comment