Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (VSHB), ndikuan që ekonomia në 3-mujorin e dytë të pësojë rënien prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori i INSTAT-it Gjergji Filipi deklaroi para mediave se “kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”.
Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega “Tregti, Hotele dhe Restorante” me +0,94 pikë përqind.
No comments:
Post a Comment