1.18.2014

Website apo faqe Facebook?

Ekzistojnë rreth 45 milionë faqe Facebook, ndërsa Google dhe Bing indeksojnë rreth 15 miliardë website (dhjetor 2013). Ndërkohë që vihet re një ulje e numrit të website-ve (nga 45 miliardë në fillim të vitit 2013) dhe një rritje e faqeve Facebook (me rreth 5 milionë faqe më shumë se viti 2012).
Internet concept 


Cilat janë shifrat për Shqipërinë?

Janë rreth 20000 faqe shqiptare Facebook (biznese, persona të famshëm, aktivitete, hobi, etj), kurse website shqiptare të indeksuara nga Google janë rreth 7500. Tendenca globale, ku duket se faqet e Facebook janë shumë më të përdorura se website-t nga bizneset dhe përdoruesit, është më e fortë për hapësirën shqiptare online.
Faqja e Facebook që renditet në vendin e 1000 në Shqipëri ka rreth 8000 fansa, ndërsa websitet që renditen pas vendit të 200-të në Shqipëri, kanë më pak se 30 vizitorë në ditë (bëhet fjalë vetëm për faqet shqiptare). Për më tepër më shumë se 70% e websiteve shqiptare (rreth 5000) nuk kanë asnjë vizitor në ditë, duke akumuluar një shpenzim prej af[rsisht 1 milionë USD në vit.

Lexoni të plotë >>

No comments:

Post a Comment