1. A jeni gati të blini një shtëpi?
Së pari duhe të vendosni nëse jeni gati të blini një shtëpi. Të blesh
një shtëpi ndonjëherë është më e kushtueshme se sa duket. Ju do jeni
përgjegjës për të paguar gjithë riparimet. Mund t’ju duhet të paguani
madje edhe taksa që nuk i kini paguar më parë, si taksa e pastrimit,
taksa e regjistrimit të pronës apo siguracioni i saj. Këto kosto shtohen shpejt dhe janë në rritje, e nëse nuk mund t’i përballoni financiarisht do jeni në pozitë të vështirë.2. Ju dalin paratë?
Së dyti duhet të filloni të bëni llogaritë: sa para keni gjendje dhe sa të tjera mund të siguroni nëpërmjet kredisë apo huamarrjes. Sa është shuma totale që mund të siguroni? Një këshillë e mirë është, që shuma e parave që kushton shtëpia nuk duhet të jetë më e madhe se trefishi i të ardhurave tuaja vjetore (p.sh. nëse ju fitoni 30.000 Euro në vit nuk mund të shpenzoni për një shtëpi më tepër se 90.000 Euro) . Pasi të keni saktësuar shumën duhet të kontaktoni të paktën tre agjenci imobilare. Një agjenci imobilare mund të gjejë zgjidhjen më të mirë për ju. Edhe një bankë ku mund të kërkoni kredi mund t’ju ndihmojë të gjeni një shtëpi për të blerë. Pasi të kini gjetur tregun e duhur mund të filloni të zgjidhni edhe ofertat.Vazhdoni leximin...
No comments:
Post a Comment