100oferta.com ka përparësi një numër sa më të
madh lexuesish për njoftimin tuaj. Ne përdorim gjithë infrastrukturën e
mundshme në internet, që ta arrijmë këtë. Por edhe ju vetë mund të
shtoni numrin e lexuesve të njoftimit për të gjetur blerësin e duhur.
1.Formuloni një njoftim të thjeshtë dhe të qartë
Kini parasysh që njoftimi shpallet tek listimet kryesore me një foto,
titullin (e shkurtër) dhe çmimin. Kur formuloni njoftimin këto janë tre
fushat që duhet ti plotësoni me kujdes. Titulli duhet të jetë tërheqës
dhe jo shumë i gjatë. Fotografia e parë që shtoni në njoftim do të
shfaqet tek listimet kryesore, prandaj mundohuni të zgjidhni një foto që
‘flet’ qartë. Avantazhi që kini tek 100oferta.com është se mund të
shtoni deri në 8 foto nga 250 kb (nëse kërkoni të shtoni foto më të
mëdha drejtohuni tek admin@100oferta.com). Çmimi po ashtu duhet të jetë i
qartë, p.sh. për qira: “300 Euro/Muaj”, jo “300”.
No comments:
Post a Comment