9.03.2013

10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

1. Pse po blini një makinë të përdorur?

Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Makinat që janë vetëm 1 ose 2 vjet të përdorura janë 20-30% më të lira se një e re. Po ka edhe arsye të tjera për të blerë një makinë të përdorur:
-          Kurseni para
-          Keni mundësi të bëni Pazar
-          Makinat e përdorura janë këto kohë më të besueshme
-          Disa makina të përdorura janë akoma brenda garancisë
-          Historia e një makine të përdorur mund të gjendet thjesht duke përdorur numrin e identifikimit VIN në internet.
-          Procesi i negociatave është më i thjeshtë

2. Zgjedhja e makinës së duhur

Fillimisht shumë njerëz e dinë se ç’duan të blejnë. Por është mirë që t’i përgjigjeni disa pyetjeve: Mund ta përballoj shpenzimin e këtyre parave? Po konsumin e karburantit, taksat, siguracionin? Kam ku ta parkoj këtë makinë?
Pasi t’u përgjigjeni pozitivisht këtyre pyetjeve është mirë që të zgjidhni makina të ndryshme nga i njëjti klas për krahasim. P.sh. nëse doni të blini një VW Polo, mund ta krhasoni me një Opel Corsa, apo Peugeot 207 me të njëjtin vit prodhimi, fuqi dhe motor. Kështu mund të dalloni avantazhet dhe disavantazhet e makinës që keni zgjedhur.

Lexoni këtu edhe 8 këshillat e tjera.

No comments:

Post a Comment