Frankfurt Motor Show i këtij viti ishte një nga shfaqjet më të frekuentuara në historinë e tij.
Me një sasi kaq të madhe të përfaqësimit të markave të prodhimit të
makinave, është vështirë të zgjedhësh ato që shkëlqejnë mes të tjerave
për gjithë komponentët përbërës që ka një makinë, por sipas Autoblog,
disa prej këtyre makinave që debutuan në panair mund të veçohen sidomos
për dizajnin mahnitës dhe motorët hibridë. Le të fillojmë me nr. 1:
9.11.2013
Cili është smartphone më i mirë: HTC One, Galaxy S3, apo iPhone 5 ?
HTC sapo ka nxjerrë supertelefonin e saj Android , HTC One. Ky zhvillim i fundit në luftërat e smartphone ka ngritur një përplasje epike që në thelb është një betejë edhe mes numrave, jo rastësisht 1, 3 dhe 5.
Kjo është, HTC 1, S Galaxy 3 dhe iPhone 5.
Në këtë përplasje titanike të supertelefonave, a ka ndonjë mundësi që më i hershmi, Apple me iPhone 5 të marrë kurorën? Apo është më shumë si një lojë golfi, ku sa më i ulët numri aq më mirë dhe njëshi do të thotë se fitorja është pranë HTC? Apo më i fuqishmi duket numri tre – si seriali i goditur i filmave? – A e ka frenuar disi Samsung vrullin e tij në Takedown ndaj Apple dhe gjithë krijuesve të tjerë Android?
Le ta lemë numerologjinë mënjanë, e cila ndoshta shume prej nesh nuk na pëlqen: dhe t’iu hedhim një sy specifikave të reja nga HTC One që lëviz qetë, Galaxy Samsung S III, apo iPhone super-slim Apple 5.
Shihni tabelën e krahasimit >>
Si të rrisni numrin e vizitorëve, lexuesve apo fansave nëpërmjet 100oferta.com
Ju mund të keni diçka për të shitur dhe këtë ofertë doni ta lexojnë sa më shumë njerëz; mund të keni një faqe interneti, ku doni që të vijnë sa më shumë vizitorë për të marrë informacion rreth shërbimeve apo prodhimeve tuaja; mund të keni një faqe në Facebook, nëpërmjet së cilës qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me klientët tuaj, duke ju prezantuar atyre gjithçka doni të shisni.
Pra nuk ka rëndësi nëse shisni vetëm një telefon, apo keni një agjenci imobilare me më shumë se 1.000 oferta për të publikuar. Ajo që ju duhet është, që ky informacion të përhapet sa më shumë aty ku duhet, pa qënë nevoja të bezdisni gjithë ditën me email-e spam, që e kanë efektin shumë të shkurtër (madje ka mundësi të futeni në listën e zezë ndonjë ditë).
Atëherë si duhet të veproni?
Lexoni më tepër >>
9.10.2013
Si të përgatiteni për një intervistë pune?
Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës
Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, të cilin vlen ta shprehim, jo vetëm përmes fjalëve që themi, por edhe mënyrës se si sillemi, qëndrimit që mbajmë dhe gjestikulacionit.
Kontakti sy më sy, mënyra se si ulemi dhe qëndrojmë në karrige, toni i zërit dhe vendosmëria që përcjellim përmes të folurit, fjalët që themi dhe plotësia me të cilat i themi, mënyra si i mbajmë duart dhe lëvizja që bëjmë, veshja jonë, janë disa prej alementëve të cilët meritojnë një vëmendje të madhe. Mos harroni, ndër të tjera shprehjen e famshme të regjisorit Woody Allen: “80 % e suksesit është pamja”.
Lexoni më tepër >>
10 pyetjet që duhet t’ia bëni një agjencie imobilare
Zgjedhja e një agjencie imobilare për të shitur pronën tuaj shpesh është e vështirë, sidomos në qoftë se për ju kjo është hera e parë. Për të përcaktuar se cila është agjencia e duhur imobilare, ju mund të kërkoni përgjigje nga 10 pyetje kyçe, si këto më poshtë.
Për t’iu ardhur në ndihmë, 100oferta.com ju ofron pyetësorin e mëposhtëm për ta shkarkuar në kompjuterin tuaj, më pas ju mund t’ia dërgoni agjencive imobilare edhe nëpërmjet email-it (kërkoni këtu për një agjenci imobilare).
1. Sa kohë keni që operoni në treg?
Në këtë industri, përvoja patjetër ka vlerë, por kjo nuk do të thotë se agjencia me përvojën më të gjatë është zgjedhja më e mirë për ju. Ju po kërkoni një agjenci, që ka pasur përvojë të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha aspektet e shitjes, të kombinuara me entuziazëm dhe motivimin e nevojshëm për të siguruar një blerës për ju.Lexoni 9 pyetjet e tjera >>
8 këshilla për të shitur shtëpinë tuaj
1. Çlirohuni nga emocionet
Sapo të keni vendosur të shisni shtëpinë, duhet të filloni të mendoni në një mënyrë tjetër: “Këtë shtëpi tani duhet ta shes, në mënyrë që të lëviz tek shtëpia ime e re”. Kjo do t’ju mbajë larg lidhjes emocionale, që mund të keni me shtëpinë dhe do ta bëjë më të lehtë procedurën e shitjes.Lexoni 7 këshillat e tjera >>
10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur
1. Të njohësh tregun
Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante:- Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje - Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë preferohen në verë - Kamionat, autobusët dhe furgonat kanë blerës të qëndrueshëm dhe çmime të mira. Mos i zhvlerësoni. - Makinat e rralla kërkojnë më shumë kohë për t’u shitur. Megjithatë mund të fitojnë vlerë të jashtëzakonshme po të gjeni blerësin e duhur.
Lexoni 9 këshillat e tjera >>
7 këshilla për të kërkuar në internet
Nëse ju jeni një ekspert i kërkimit në internet nuk ka nevojë ta lexoni këtë udhëzues, por ndoshta ju e përdorni ende Google (Google.al ose të tjerë motorë kërkimi) në formën e tij më të thjeshtë. Ka disa mënyra të mira, që mund t’ju japin shpejt rezultatet e dëshiruara. Për më tepër, kjo nuk është e vështirë për t’u mësuar.
1.Frazë e saktë:
Kur ju e dini saktësisht frazën që kërkoni, atëherë futeni brenda thonjëzave dyshe dhe do të merrni rezultate saktësisht për grupin e fjalëve që pë kërkoni. Konsiderohet nga Google si një fjalë e vetmeShembull: “kerkoj pune ne tirane”
Lexoni më tepër >>
9.08.2013
Të blesh apo të shesësh? Kjo është çështja!
Studimet e reja në SHBA tregojnë, që në kohë krize, 80% mendojnë se është momenti i përshtatshëm për të blerë, por vetëm 7.6% mendojnë se është momenti i përshtatshëm për të shitur.
Kërkimet e reja japin një përgjigje pse blerësit mendojnë se është moment i përshtatshëm për të blerë, ndërsa shitësit nuk mendojnë se është ky momenti për të shitur.
Tendenca e blerësve është normale si në çdo krizë ekonomike, por këtë herë shitësit janë ndryshe. Ajo që e dallon këtë lloj krize nga të tjerat është ulja dramatike e çmimeve të pronave të paluajtshme, sidomos në vendet e zhvilluara. Pas një rritje marramendëse prej 40-60% nga viti 1992 deri në 2005, çmimet e pronave të paluajtshme, sidomos shtëpive në tregun perëndimor pësuan një ulje të menjëhershme, duke arritur deri në 70%, edhe pse kërkesa e blerësve mbetet e lartë.
Lexoni më tepër >>
Tregu evropian i pasurive të paluajtshme
“Një krizë ekonomike ka lënë industrinë e pasurive të patundshme evropiane në harresë, krahasuar me tregjet që preferohen më shumë për potencialin e tyre dhe paratë e sigurta, sesa për fitimet e larta, tregje që fitojnë vëmendjen e investitorëve si alternativa të llojeve tradicionale të pronësisë”, arrin në përfundimin e tij raporti “Tendenca e Pasurive të Patundshme të Evropës 2012 dhe parashikimit vjetor” publikuar nga PwC dhe Urban Land Institute (ULI).
Lexoni më tepër >>
9.07.2013
Disa nga mundësitë e reklamimit tek 100oferta.com
Tashmë 100oferta.com ka fituar besimin e shumë lexuesve dhe përdoruesve. Nga muaji në muaj renditja përmirësohet dukshëm (shih www.alexa.com), duke u rradhitur në krye të faqeve për njoftime të klasifikuara në shqip. Ne jemi duke përmirësuar disa çështje specifike, që nuk mund t’i kishim evidentuar pa ndihmën e përdoruesve, të cilët na kanë ndihmuar vazhdimisht me sugjerimet dhe kërkesat e tyre. Ju falënderojmë sinqerisht! Duke përmirësuar më tej shërbimet që ofron 100oferta.com, e shohim me interes edhe zgjerimin e gamës së tyre. Kështu, përdoruesit që duan të përfitojnë më tepër nga bashkëpunimi me 100oferta.com, tashmë do të kenë më tepër mundësi, duke bërë të mundur edhe marketingun, edhe reklamimin nëpërmjet platformës sonë. 100oferta.com ju ofron mundësi të mira dhe të studiuara, për të qënë sa më efikase, sa më të lexueshme, por edhe për të mos e dëmtuar “zemrën” e platformës: njoftimet dhe ofertat FALAS. Formatet e pranueshme janë: JPG, PNG dhe GIF (animim). Lexuesi do të jetë përsëri komod në kërkimin e informacionit dhe i pashqetësuar nga reklamat. Ja disa nga mundësitë e reklamimit tek 100oferta.com:
Lexoni më tepër >>
Përdorimi i internetit në Shqipëri, shifrat dhe tendenca
Gjatë vitit 2011 numri i familjeve që kanë akses në internet me baund të gjerë ose ndryshe broudband janë 161 mijë ose afërsisht 22% e familjeve në vendin tonë. Mbi 13 mijë pajtimtarë të internetit vijnë nga biznesi. Bazuar në këto të dhëna numri i lidhjeve me akses broudband për 100 banorë është rreth 6.2% krahasuar me 3.7 % që ishte në fund të vitit 2010. (Burimi: Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postare – AKEP)
Numri i përdoruesve të internetit nëpërmjet celularëve, vlerësohet të jetë rreth 1.2 milionë përdorues (40% e popullsisë). Ky shërbim është përmirësuar ndjeshëm edhe falë përdorimit të teknologjisë 3G. Sipas “Global Information Technology Report” të vitit 2012, indeksi i tendencës së përdorimit të teknologjisë së informacionit ka renditur Shqipërinë të 68-tën nga 142 vende nën studim, një rritje me 12 vende më lart.
Në renditjen e përdorimit (numra telefoni për 100 banorë) Shqipëria është e 19-ta, megjithëse e 96-ta për sa i përket cmimeve (0.42 $/min) dhe e 87-ta për sa i përket konkurencës në industrinë e telekomunikacionit dhe internetit.
Në fund të dhjetorit 2011 në Shqipëri numëroheshin 1.441.928 përdorues interneti, ose 48% e popullsisë, një shifër e krahasueshme me ato të vendeve të Europës. (Europa ka mesatarisht 67% të popullsisë përdorues interneti). Nga këta rreth 1.000.000 janë përdorues të Facebook, ose 34% e popullsisë
Statistikat e vendeve të zhvilluara tregojnë se qëllimet kryesore të përdorimit të internetit janë:
Lexoni më tepër >>
fjale kyce
100oferta kompjuter,
blej kompjuter,
elektronike,
kompjuter okazion,
laptop i perdorur,
laptop i ri,
njoftim per kompjuter,
oferta kompjutera,
shes kompjuter,
shitet kompjuter
9.06.2013
7 mënyra për të bërë sa më të lexueshëm njoftimin tuaj në 100oferta.com
100oferta.com ka përparësi një numër sa më të madh lexuesish për njoftimin tuaj. Ne përdorim gjithë infrastrukturën e mundshme në internet, që ta arrijmë këtë. Por edhe ju vetë mund të shtoni numrin e lexuesve të njoftimit për të gjetur blerësin e duhur.
1.Formuloni një njoftim të thjeshtë dhe të qartë
Kini parasysh që njoftimi shpallet tek listimet kryesore me një foto, titullin (e shkurtër) dhe çmimin. Kur formuloni njoftimin këto janë tre fushat që duhet ti plotësoni me kujdes. Titulli duhet të jetë tërheqës dhe jo shumë i gjatë. Fotografia e parë që shtoni në njoftim do të shfaqet tek listimet kryesore, prandaj mundohuni të zgjidhni një foto që ‘flet’ qartë. Avantazhi që kini tek 100oferta.com është se mund të shtoni deri në 8 foto nga 250 kb (nëse kërkoni të shtoni foto më të mëdha drejtohuni tek admin@100oferta.com). Çmimi po ashtu duhet të jetë i qartë, p.sh. për qira: “300 Euro/Muaj”, jo “300”.Lexoni më tepër >>
9.05.2013
8 këshilla për të blerë një shtëpi
1. A jeni gati të blini një shtëpi?
Së pari duhe të vendosni nëse jeni gati të blini një shtëpi. Të blesh
një shtëpi ndonjëherë është më e kushtueshme se sa duket. Ju do jeni
përgjegjës për të paguar gjithë riparimet. Mund t’ju duhet të paguani
madje edhe taksa që nuk i kini paguar më parë, si taksa e pastrimit,
taksa e regjistrimit të pronës apo siguracioni i saj. Këto kosto shtohen shpejt dhe janë në rritje, e nëse nuk mund t’i përballoni financiarisht do jeni në pozitë të vështirë.2. Ju dalin paratë?
Së dyti duhet të filloni të bëni llogaritë: sa para keni gjendje dhe sa të tjera mund të siguroni nëpërmjet kredisë apo huamarrjes. Sa është shuma totale që mund të siguroni? Një këshillë e mirë është, që shuma e parave që kushton shtëpia nuk duhet të jetë më e madhe se trefishi i të ardhurave tuaja vjetore (p.sh. nëse ju fitoni 30.000 Euro në vit nuk mund të shpenzoni për një shtëpi më tepër se 90.000 Euro) . Pasi të keni saktësuar shumën duhet të kontaktoni të paktën tre agjenci imobilare. Një agjenci imobilare mund të gjejë zgjidhjen më të mirë për ju. Edhe një bankë ku mund të kërkoni kredi mund t’ju ndihmojë të gjeni një shtëpi për të blerë. Pasi të kini gjetur tregun e duhur mund të filloni të zgjidhni edhe ofertat.Vazhdoni leximin...
fjale kyce
100oferta shtepi,
apartament ne tirane,
blej shtepi,
gjej shtepi,
kerkoj shtepi,
ndertim i ri,
njoftim shtepi,
oferta shtepi,
pallat i ri,
shes shtepi,
Shitet shtepi
Vendndodhja:
Tirana, Albania
Si të kurseni para?
Kursimi i parave është një detyrë shumë e lehtë për t’u thënë, por jo për t’u bërë.
Ka shumë mënyra për të shpenzuar para, krahasuar me mënyrat për të kursyer.
Sa para mund të kurseni, ku do t’i ruani dhe si mund të siguroheni se nuk do t’ju humbin?
Ja se si të vendosni objektiva realiste, për të mbajtur shpenzimet nën kontroll dhe për të shtuar paratë tuaja të kursyera.
Klikoni këtu për të lexuar 12 pikat e forta të një kursimatri!!!
9.03.2013
10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur
1. Pse po blini një makinë të përdorur?
Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Makinat që janë vetëm 1 ose 2 vjet të përdorura janë 20-30% më të lira se një e re. Po ka edhe arsye të tjera për të blerë një makinë të përdorur:- Kurseni para - Keni mundësi të bëni Pazar - Makinat e përdorura janë këto kohë më të besueshme - Disa makina të përdorura janë akoma brenda garancisë - Historia e një makine të përdorur mund të gjendet thjesht duke përdorur numrin e identifikimit VIN në internet. - Procesi i negociatave është më i thjeshtë
2. Zgjedhja e makinës së duhur
Fillimisht shumë njerëz e dinë se ç’duan të blejnë. Por është mirë që t’i përgjigjeni disa pyetjeve: Mund ta përballoj shpenzimin e këtyre parave? Po konsumin e karburantit, taksat, siguracionin? Kam ku ta parkoj këtë makinë?Pasi t’u përgjigjeni pozitivisht këtyre pyetjeve është mirë që të zgjidhni makina të ndryshme nga i njëjti klas për krahasim. P.sh. nëse doni të blini një VW Polo, mund ta krhasoni me një Opel Corsa, apo Peugeot 207 me të njëjtin vit prodhimi, fuqi dhe motor. Kështu mund të dalloni avantazhet dhe disavantazhet e makinës që keni zgjedhur.
Lexoni këtu edhe 8 këshillat e tjera.
fjale kyce
100oferta,
blej makine,
gjej makina,
kerkoj makina,
makina ne shitje,
makina shqiperi,
makina tirane,
njoftim per makina,
oferta makina,
okazion makina,
per transport,
shes makine,
veture
Subscribe to:
Posts (Atom)