10.25.2014

Bankat që ofrojnë kreditë më të mira

Në përgjithësi të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri japin kredi për individë dhe biznese që duan të investojnë në blerjen e makinave apo pasurive të patundshme. Ne kemi zgjedhur disa nga bankat kryesore dhe I kemi krahasuar në një tabelë përmbledhëse për shumën e kredisë që ofrojnë, normat minimale të interesit, Afatin e shlyerjes së kredisë, Pjesëmarrjen e bankës në investim, si dhe komisionet e administrimit.
Automjetet për shumë individë apo kompani janë një domosdoshmëri, duke ofruar lehtësi në lëvizje dhe sukses në biznes, si për arsye familjare ashtu edhe për transport mallrash. Ndoshta nuk keni pse prisni aq gjatë sa kursimet tuaja të grumbullohen aq sa për të blerë një makinë. Ju mund të provoni kënaqësinë që ju ofron një udhëtim i rehatshëm dhe i shpejtë, duke blerë një makinë të re, me kushtet më të përshtatshme, tek një nga koncensionarët e preferuar të makinave. Shumë banka ju ofrojnë një paketë speciale për shërbimin e financimit të makinave. Kreditë iu ofrohen si individëve ashtu edhe shoqërive që duan të blejnë një makinë për nevojat e tyre.
kredi makine

Lexoni më tepër >>

Moody’s: Ekonomia shqiptare stabël, kujdes borxhin!

Moody’s paralajmëron se në vitin 2015 Shqipëria do të ketë një borxh publik mbi 73 %. Agjensia e vlerësimit ekonomik botëror analizoi performancën e ekonomisë në Shqipëri nëpërmjet një raporti më 21 tetor 2014.
Moody’s e vlerëson të qëndrueshme ekonominë shqiptare në nivelin B1, ndërkohë që thekson se masat e marra nga qeveria janë domethënëse. Moody’s, vlerëson mjaft pozitive luftën kundër korrupsionit, por thekson se përafrimi i performancës ekonomike me atë të BE-së është ende larg.

Lexoni me teper >>

10.21.2014

Bëhu partner me 100oferta.com!

Nëse menaxhoni një faqe interneti, ju mund të bëheni partner me 100oferta.com, duke shkëmbyer baner.
Ne inkurajojmë faqet shqiptare të internetit, edhe nëse trafiku i tyre është më i vogël se ai i 100oferta.com, sidomos projektet interesante nga të rinj dhe të apasionuar në fushën e IT.
Tek 100oferta.com ju mund të reklamoni faqen tuaj nëpërmjet një baneri (format JPG, PNG) në pozicionet e treguara në figurë.
hapesirat e reklamave
Ne do të marrim në shqyrtim kërkesën tuaj dhe do t’ju propozojmë një marrëveshje në varësi të cilësisë së faqes suaj, pozicionit dhe afatit të kërkuar.
Në shkëmbim, ju mund të përdorni këto banera me kodet përkatës:
  1. Baner me permasa 468 x 60 px horizontal (si Reklama A)
100oferta 468x60
HTML code:
<!– Baner 100oferta 468 x 60 px –>
<a href=”http://100oferta.com” target=”_blank”>
<img src=”http://100oferta.com/wp-content/uploads/2014/10/100oferta-468×60.png” border=”0″ alt=”100oferta” width=”468″ height=”60″></a><br>

Lexoni më tepër >>

10.20.2014

Rritet shitja e makinave në BE, kryeson VW Group

Tregu i makinave në BE është rritur fuqishëm në shtator. Në vendet e BE-së dhe EFTA-s, rreth 1.270.000 automjete janë regjistruar vitin e fundit, me një rritje prej 6.1 për qind më shumë se një vit më parë, deklaron ACEA.
Vendet me shitjet e konsiderueshme të makinave mbeten Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.
regjistrimi i makinave te reja
Në Angli, tregu u rrit me 5.6 për qind. Në Gjermani, shitjet u rritën 5.2 për qind, edhe pse nën mesataren. Më pak shitjet u rritën në Itali me vetëm 3.3 për qind, ndërsa rritjen më të dukshme e kishte Spanja me 26.2 për qind, ndjekur nga Franca me 6.3 për qind.

Lexoni më tepër >

10.07.2014

A është iPhone 6 si Nexus Google 4?

Një analizë rreth iPhone 6 tregon se në këto nivele ka qenë Android 2 vjet më parë. A është e vërtetë?
Apple pretendon se ka dizajn të ri, etj etj, por kritikuesit e Apple thonë se nuk ka asgjë të re, krahasuar me Google Nexus 4 në vitin 2012.
Po pse nuk kishte sukses Nexus 4? E pra, Google nuk ishte i mirë në marketing. Për më tepër, Nexus 4 vuajti edhe sespse nuk ishte një iPhone. Arsyeja pse përdoruesit e Apple vazhdimisht kanë blerë iPhone është në lehtësinë e përdorimit, thjeshtësisë, dizajn të bukur dhe shërbimin e klientit në dyqan që ofron vetëm Apple.

Lexoni më tepër >>

#INSTAT: 3 mujori i dytë, rënie -0,61%


 

Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (VSHB), ndikuan që ekonomia në 3-mujorin e dytë të pësojë rënien prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i INSTAT-it Gjergji Filipi deklaroi para mediave se “kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”. 
Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega “Tregti, Hotele dhe Restorante” me +0,94 pikë përqind.