8.25.2014

iPhone 6, prezantohet në shtator

Konferenca e 9 shtatorit nga Apple shihet si dita që më në fund iPhone 6 do të zbulohet, por data për shitjen e tij mund të shtyhet javët e ardhshme.
iPhone i ardhshëm do të jetë në dy variante: me ekran 4.7-inch dhe versionin phablet me një ekran 5.5-inç. Por ky i fundit nuk do të jetë nëpër vitrina edhe disa muaj më pas. Smartphone i ri i Apple, që po pritet me kaq shumë kureshtje do të vijë në dhjetor 2014 dhe vonesa justifikohet për shkak të çështjeve komplekse të prodhimit.

Lexoni më tepër >>>

8.18.2014

Ulen çmimet e apartamenteve në Shqipëri

Transaksionet për #shitje banese, #rivlerësim #pasuri të paluajtshme, apo #kredi për #strehim sipas programit të Entit të Banesave, tashmë do të kenë si bazë vlerësimi tabelat e reja, sipas udhëzimit të #qeverisë, publikuar në Fletoren Zyrtare më 15 gusht, i cili përfshin vlerat mesatare të shitjes së #apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për 70 #komuna e #bashki në të gjithë vendin.


Tirana

Sipas udhëzimi të Këshillit të Ministrave më të shtrenjta mbeten pjesa e #ish-Bllokut dhe #qendra e Tiranës, me vlerë prej 190.000 Lekë/m² (1360 Euro/m²), duke pësuar një rënie të lehtë nga 191.000 Lekë/m², që ishte një vit më parë. Po ashtu vihet re ulje e çmimit edhe për zona të tjera të njohura në kryeqytet, si Bulevardit Zogu i I. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me #çmime deri në 60.000 Lekë/m² (430 Euro/m²). Udhëzimi i qeverisë përfshin vlerat mesatare edhe për 70 bashki dhe komuna, ç’ka shërben për të orientuar #shitësit apo #blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale.



Pavarësisht uljes së lehtë që kanë pësuar çmimet e apartamenteve, sipas Global Property Guide, #Shqipëria duket se është pothuaj në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, ndërsa janë 2 herë më të ulëta se Greqia, Serbia, apo Kroacia. Nëse na lejohet të bëjmë një krahasim, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të banesave krahasuar me vendet #bregdetare, edhe pse të dhënat e statistikave #shqiptare ende nuk merren për bazë, si të dhëna zyrtare nga GPG.
Lexoni të plotë >>