11.17.2013

Bota e konsumit


bota e konsumit

Zgjerimi dhe përhapja e klasës së konsumatorit

Praktikisht shpenzimet e përditshme, numri i konsumatorëve, nxjerrja e mineraleve dhe hidrokarbureve, konsumi i mallrave dhe shërbimeve është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vendet industriale për dekada të tëra dhe po rritet me shpejtësi në shumë vende në zhvillim.
Nga llogaritjet, tani ka më shumë se 1.7 miliardë anëtarë në “klasën e konsumatorëve”, gati gjysma e atyre të botës në zhvillim. Kjo mënyrë jetese dhe kulturë, që u bë e zakonshme në Evropë, Amerikën e Veriut, Japoni dhe disa vende të tjera të botës në shekullin e njëzetë është duke u kthyer në prirje globale këtë shekull të ri.
Në të gjithë botën, shpenzimet e konsumit privat, shuma e shpenzuar për mallra dhe shërbime arriti 20000 miliardë USD në vitin 2000, katërfish më e lartë se 1960.
Ndërkohë që të ardhurat rriten, njerëzit janë të prirur për të blerë artikuj konsumi që lidhen me prosperitet më të madh.

Lexoni më tepër >>

No comments:

Post a Comment