2.20.2015

100oferta, 100% sukses

100oferta njeqind per qind sukses Unë quhem Gerti dhe jam student në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Dua të ndaj me ju një eksperiencë personale në lidhje me publikimin e ofertave online.
Para disa ditësh vendosa të shes një telefon Samsung Galaxy S3 dhe mendova ta publikoj në disa nga faqet shqiptare me njoftime dhe oferta. Një ndër to ishte edhe faqja juaj, 100oferta.com*.
Meqenëse ka lidhje edhe me profesionin tim të ardhshëm, vendosa të bëj një ministudim rreth tregut online që duket se po organizohet edhe në Shqipëri.

Lexoni të plotë >>

2.18.2015

Kostoja e jetesës në Tiranë

Kostoja e jetesës tirane Sa është kostoja e jetesës në kryeqytetin shqiptar Tiranë dhe si krahasohet me kryeqytetin e vendit fqinj, Athinën?
Do të duhen rreth 2,238 € në Athinë për të jetuar me të njëjtin standard të jetës që mund të arrini me 1,500 € në Tiranë (duke supozuar se paguani qira në të dy kryeqytetet).
Çmimet e konsumit në Athinë janë 49,21% më të larta se në Tiranë
Çmimet e konsumit, përfshirë qiranë, në Athinë janë 49,22% më të larta se në Tiranë
Çmimet e qirave në Athinë janë 49,24% më të larta se në Tiranë
Çmimet në restorantet e Athinës janë 100,15% më të larta se në të Tiranës
Ushqimet në Athinë kushtojnë 57,95% më tepër se Tiranë
Fuqia blerëse lokale në Athinë është 59,29% më e lartë se në Tiranë
Sipas studimit të numbeo.com, duke ju referuar të dhënave nga 46 burime për Tiranën dhe 269 burime për Athinën jeta është afërsisht dy herë më e lirë në Tiranë...

shih te dhenat e plota >>

2.14.2015

Popullsia e Shqipërisë në rënie

harta e shqiperise popullsia qarqet Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015 ishte 2.893.005 banorë duke pësuar një rënie me 2.942 banorë, krahasuar me atë të një viti më parë, sipas statistikave të INSTAT.
Nga kjo, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,1 meshkuj për çdo 100 femra, ndërsa mosha mesatare është 35 vjeç. Gjatë vitit 2014 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 35.760, nga të cilët 18.683 meshkuj dhe 17.077 femra.

Lexoni më tepër >>

2.13.2015

Si të formuloni një ofertë të suksesshme

 si te shkruani formuloni  Duke ndjekur këto këshilla ju keni më tepër mundësi që të merrni një kërkesë, për ofertën tuaj të publikuar tek 100oferta.com

Tregohuni i qartë:
Shumica e vizitorëve që kërkojnë makina, shtëpi, punë, apo shërbime duke përdorur kutinë e kërkimit, fillojnë me titullin e ofertës. Mbajeni mend këtë kur të shkruani ofertën. Tregohuni shumë i qartë dhe konciz në lidhje me atë që duhet të shkruani në fushën e titullit, maksimumi me 7-8 fjalë.

Të jeni përshkrues:
Ndryshe nga mediumet e tjera të njoftimit të ofertave, të tilla si revista apo gazeta, ju mund të përdorni sa më shumë tekst për përshkrimin, nuk ka asnjë limit. Mendojeni kështu: të gjitha pyetjet që dikush mund të ketë në lidhje me ofertën, gjenden në përshkrimin tuaj...

Lexoni të gjitha këshillat >>

2.09.2015

Kalendari i panaireve 2015

panair ne tirane Ministria e Zhvillimit Ekonomik prezantoi kalendarin vjetor të panaireve 2015, si eventet që promovojnë biznesin vendas, forcojnë bashkëpunimin mes tyre dhe janë një vlerë e shtuar për njohjen produkteve “Made in Albania”.
Të gjitha panairet në mbështetje të biznesit do të organizohen nga Qendra Kombëtare e Panaireve.
Sipas këtij kalendari, panairi i parë në këtë vit do të zhvillohet më datë 27 Shkurt në Tiranë, ndërkohë që panaire të tjera do të kenë shtrirje gjeografike si në Shkodër, Elbasan, Vlorë etj.
  • 27 shkurt -1-mars 2015, Panari i Festave...
Lexoni të gjitha datat e panaireve >>

1.21.2015

Shtëpitë më të lira në Evropë

shtepite me te lira ne evrope Në kushtet e rritjes së ulët ekonomike, Evropa është rajoni më i prekur në botë për momentin. Si pasojë çmimet e pasurive  të patundshme kanë rënë nga kërkesa e ulët, sidomos aty ku njerëzit përpiqen të fitojnë të ardhura për shtëpinë e dytë, ku shumë kanë emigruar për të fituar para dhe ku mbindërtimi ka krijuar një tepri të apartamenteve bosh.

Hungaria
Çmimet për qira ose blerje janë të mira në Hungari. Edhe në kryeqytetin Budapest mund të gjesh një apartament të mobiluar me qira në një zonë të përshtatshme për 300 € ose më pak. Çmimet për jetesën gjithshtu janë shumë të lira.

Lexoni më tepër >>