Mënyra se si i shpenzojmë paratë tona, ka lidhje me llojin e jetesës që duam të bëjmë.
Disa prej nesh, në qoftë se do t’u binin në dorë 1000 Euro, do t’i shpenzonin për arredimin e shtëpisë, të tjerë për edukim, për pushime, bamirësi dhe disa të tjerë ndoshta do t’i futnin në llogarinë e kursimit.
Secila nga këto zgjedhje shpjegon mënyrën, se si dëshirojmë ta jetojmë jetën, por shpesh ne i bëjmë këto zgjidhje instiktivisht, pa ndonjë lloj gjykimi.
Pse ndodh kështu? Për ta mësuar kemi përgatitur një pyetësor, (kliko për të marrë pyetësorin) i cili në fund ju tregon dhe koston e mënyrës së jetesës që zgjidhni, duke treguar edhe se çfarë lloj të të ardhurave familjare do t’ju duhen për ta përmbushur atë.
Sigurisht që ky mund të jetë një vlerësim i përgjithshëm, sepse ju mund të zotëroni një biznes apo prona më tepër se parashikimi juaj i hershëm, mund të keni më shumë fëmijë (ose më pak ) se sa kishit planifikuar, ose kur të dilni në pension do tërhiqni në muaj një shumë, që as e kishit menduar.