Gjatë vitit 2011 numri i familjeve që kanë akses në
internet me baund të gjerë ose ndryshe broudband janë 161 mijë ose
afërsisht 22% e familjeve në vendin tonë. Mbi 13 mijë pajtimtarë të
internetit vijnë nga biznesi.
Bazuar në
këto të dhëna numri i lidhjeve me akses broudband për 100 banorë është
rreth 6.2% krahasuar me 3.7 % që ishte në fund të vitit 2010.
(Burimi: Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postare – AKEP)
Numri i përdoruesve të internetit nëpërmjet celularëve, vlerësohet të
jetë rreth 1.2 milionë përdorues (40% e popullsisë). Ky shërbim është
përmirësuar ndjeshëm edhe falë përdorimit të teknologjisë 3G. Sipas
“Global Information Technology Report” të vitit 2012, indeksi i
tendencës së përdorimit të teknologjisë së informacionit ka renditur
Shqipërinë të 68-tën nga 142 vende nën studim, një rritje me 12 vende më
lart.

Në
renditjen e përdorimit (numra telefoni për 100 banorë) Shqipëria është e
19-ta, megjithëse e 96-ta për sa i përket cmimeve (0.42 $/min) dhe e
87-ta për sa i përket konkurencës në industrinë e telekomunikacionit dhe
internetit.
Në fund të dhjetorit 2011 në Shqipëri numëroheshin 1.441.928
përdorues interneti, ose 48% e popullsisë, një shifër e krahasueshme me
ato të vendeve të Europës. (Europa ka mesatarisht 67% të popullsisë
përdorues interneti). Nga këta rreth 1.000.000 janë përdorues të
Facebook, ose 34% e popullsisë
Statistikat e vendeve të zhvilluara tregojnë se qëllimet kryesore të përdorimit të internetit janë: